I pyetur se si e shikon heshtjen nga ana e Presidentit të vendit, Ilir Meta, Berisha e komentoi fare shkurt duke thënë se është tepër normale.
“Mendoj se është fare normale. S’ka asnjë lloj shkaku pse të prononcohet, unë prononcohem vetë siç e shihni”, tha Berisha.
Teksa, rikujtojmë se që në nisje të kësaj konference për shtyp, ish kryeministri paralajmëroi se do të ngrejë padi ndaj sekretarit amerikan të shtetit Antony Blinken, duke e akuzuar atë për shpifje në lidhje me vlerësimet e dhëna në ditë më parë ku e shpalli “non grata”.
“Duke filluar nga momenti kur Blinken bëhet autor i një komedie dhe montazhi politik të destinuar për të më dëmtuar mua, kjo nuk hyn në funksionet e një ministri. Asnjë qeveri cilado qoftë ajo nuk mund të ketë funksion shpifjen dhe përbaltjen. Pra, sipas avokatit të tij që unë kam konsultuar, Blinken nuk është i mbrojtur me asnjë imunitet ndaj dhe do ta padit.
Do të paditet dhe dënohet nga gjykata e Parisit për shpifje. Një vendim ky i paparashikuar ndonjëherë në jetën time, por çështja e dinjiteti është më thelbësore e njeriut. Nëse i prek tjetrit nderin dhe dinjitetin, e ç’vlerëson atë për veten e tij, familjen e tij, miqtë dhe komunitetin ku jeton. Kam qenë përgjegjës për dinjitetin e këtij populli dhe jam përpjekur të bëj gjithçka për dinjitetin e këtij populli”, tha Berisha.
Top Channel