Numri dy i PS-së, Taulant Balla deklaroi se politika duhet ta lexojë ashtu siç është vendimin e DASH për shpalljen non grata të ish-kryeministrit Sali Berisha.
Balla teksa e cilësoi vendimin një lajm të mirë tha se kjo është çështje që i takon drejtësisë.
Balla në parlament: Sigurisht që do e votojmë pro, projektligjin për ekstradimin me Amerikën. Shpreh falenderimin për SHBA dhe BE për mbështetjen që i kanë dhënë reformës në drejtësi , nëse nuk do ishte për ta në 22 korrik 2016 nuk do kishim nr në këtë sallë për të votuar ndryshimet kushtetuese që ja hapën rrugën dhe ata që u betuan dhe u stërbetuan gjatë muajve që paraprinë 22 korrikun se sdo ta votonin kurrë atë , muret janë dëshmitarë të tyre. që zotoheshin se nuk do ta votonin reformën në drejtësi. Dua të them sot se , procesi po ecën me ngadalë nuk jam dakord, një reformë kaq e thellë si kjo që po bën Shqipëria kërkon kohën e vet por tashmë inst janë ngritur.
Apeli është tashmë të plotësohen vakancat, se një Gjyk e plotë do mundësojë kuourumin që shumë çështje të marrin përgjigje.
që më pas të hapë garën për në GjL, të plotësohen në koëhë sa më të shkurtër, procesi vettingut po ecën mirë.
janë një sërë gjyqtarësh dhe prokurorësh që duhet të kalojnë në sitë ende.
Biem dakord që vetingu tregoi se sa i tjellë dhe sa i pisët ka qenë sistemi i drejtësisë në 30 vite, dhe ata që bënë gjithçka për ta kundërshtuar atë , dhe vetingu është një proces që se gjen diku tjetër .
PS kur bie fjala për reformën në drejtësi, nuk ka kompromis, ju e dini që ishim gati të prishim koalicionin me lSi në 2016 se votimi për reformën ishte i panegociueshëm për ne, dhe ne si kuvend duhet ta mbështesim çuarjen para të saj.
Rasti i djeshëm është një rast kuptim plotë i sjelljes sipas legjislacionit përkatës të aleatëve tanë për tu marrë një konsideratë.
Le ta lëmë aq të bukur si është vendimi i sekretarit dhe mos të hyjmë në komente, që është aq i bukur dhe i rëndësishëm siç është, dhe secili ta lexojë siç është. Unë mendoj që ne duhet të kuptojmë se SHBA kanë zgjedh këto lloj instrumentash që tu japin mesazhe demokracive përkatëse, drejtësia duhet të bëjë punën e vetë.
Unë jam një nga ata që kam çuar një kallëzim për korrupsion për Berishën. Drejtësia është e barabartë për të gjithë. Ajo që na bashkon është rruga evropiane e vendit.
Top Channel