Protestuesi pro-Palestinë goditet nga makina në Londër, merret mbi kofano nga shoferi teksa demonstruesit e rrethojnë (pamje të rënda)

19/05/2021 17:24

Një protestues pro-Palestinë është goditur mbrëmë gjatë një demonstrimi në qendër të Londrës dhe është marrë me vete për disa metra mbi kofanon e makinës, derisa ra nga mjeti dhe u rrethua nga moria e demonstruesve.

Pamjet nga zona Kensington e kryeqytetit tregonin marshimin pro-Palestinë në rrugën kryesore, ku demonstruesit mbanin flamurë palestinezë në duar.

Por protesta paqësore papritur u ndërpre nga një shofer që duket se qëllimisht goditi një protestues, duke e marrë me vete të ngecur mbi turirin e makinës, teksa përpiqej të largohej.

Personi u mbajt në trupin e makinës por më pas ra përtokë dhe u rrethua nga demonstruesit për ta ndihmuar. Policia e Londrës tha se incidenti ‘nuk dukej’ i qëllimshëm.

“Shërbimet e ambulancës gjetën në skenë dy të plagosur lehtë, një burrë e një grua. Gruaja u dërgua në spital si masë parandaluese. Shoferi i makinës nuk ndaloi në skenë dhe po vazhdon puna për lokalizimin e tij. Asnjë arrestim nuk është kryer”, njoftonte policia.

Ndërsa në mediat sociale përdoruesit reagonin me tmerr duke thënë se goditja ishte e qëllimshme.

“Ky nuk është një aksident. Shoferi duket që kishte një problem me njerëzit në rrugë dhe qëllimisht ka lënduar dikë”, tha nje komentues.

Në të tjera skena, protestues pro-Palestinë u përleshën me oficerët e policisë ne nje prej vendndodhjeve, ndersa ambasada e Izraelit në Londër u godit me objekte.

Policia kishte bërë katër arrestime për ato që quante “sharje anti-semite” ndaj një shoferi në veri të Londrës, të kapura në video.

FOTO GALERI
3/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA