Bombardimi nëntëditor i Gazës nga ana e Izraelit “e ka kthyer Hamasin me vite prapa”, tha kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu.
Ushtria izraelite dhe grupet militante palestineze në Gaza vazhduan të shkëmbejnë zjarr edhe gjatë ditës së sotme.
Përpjekjet diplomatike për t’i dhënë fund dhunës patën pak sukses.
Franca paraqiti një projekt-rezolutë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, në bashkërendim me Egjiptin dhe Jordaninë, duke bërë thirrje për armëpushim.
Hamasi, grupi palestinez që udhëheq Gazën, ka pësuar “goditje të papritura” dhe operacionet “do të vazhdojnë derisa të rivendoset qetësia për qytetarët izraelitë”, tha Netanyahu.
“Nuk kam asnjë dyshim se ne i kthyem ata për shumë vite prapa. Jam i sigurt se të gjithë armiqtë tanë e shohin çmimin që kemi për agresionin kundër nesh. Jam i sigurt se ata do ta mësojnë mësimin”, tha Netanyahu./REL
Top Channel