Izraeli rinis sulmet ajrore, shembjen e ndërtesave në Gaza, Palestina proteston (fotogaleri)

18/05/2021 15:55

Palestinezët po rezistojnë duke protestuar kundër bombardimeve të Izraelit në Gaza, teksa një front i ri i konfliktit është hapur në veri me Libanin, nga ku disa raketa u lëshuan dje drejt Izraelit pa arritur ne objektiv.

Izraeli tha se goditi me artileri Libanin nga pozicionet veriore.

Presidenti amerikan Biden ka mbajtur mbrëmë bisedën e tretë telefonike me kryeminsitrin izraelit Netanyahu që prej shpërthimit të gjerë të dhunës më 10 maj por nuk ka kërkuar ndalimin e sulmeve mbi Gaza. Biden “ka shprehur mbeshtetje” per armepushimin.

Të paktën 213 palestinezë, përfshirë 61 fëmijë, janë vrarë në Gaza që prej nisjes së sulmeve. 1,500 palestinezë janë plagosur ndërsa në Izrael janë vrarë dhjetë njerëz nga raketat e Hamas.

97 palestinezë janë plagosur gjatë protestave dhe përleshjeve me forcat izraelite në zonat e pushtuara të Bregut Perendimor, njofton Gjysmëhëna e Kuqe palestineze.

Tre njerëz u arrestuan sot në protestat në Portën e Damaskut në Jeruzalem teksa policia përdori plumba gome dhe ujë djegës për të shpërndarë protestuesit, njofton gazetari i Al Jazeera, Ibrahim Husseini.

Në fotogalerinë e mëposhtme janë disa nga zhvillimet tragjike të ditës …

FOTO GALERI
2/9
Palestinezi shikon demet e sulmeve izraelite ne shtepine e tij ne Gaza

Top Channel