Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon u diksutua lajmi i shumëpritur i nisjes së “Big Brother Vip” në Top Channel.

Pjesë e diskutimit ishin edhe disa prej ish-banorëve, Anaid Kaloti, Arbër Çepani, Fotini Derxho dhe Valer Kolnikaj.

Të pyetur nga Bieta nëse do të pranonin të ishin pjesë e “Big Brother Vip”, Anaidi dhe Valeri shprehën kënaqësinë për të qenë pjesë, por theksuan se nuk është e mundur për shkak të angazhimeve.

Ndërkohë për Arbrin dhe Fotininë, “Big Brother” është një kapitull i së shkuarës.

Kjo e fundit tregoi se pas eksperiencës në shtëpinë më të famshme në Shqipëri ka hasur vështirësi emocionale, por nuk ngurroi të pranonte që një pjesëmarrje jo çift do të ishte më interesante.

Top Channel