Të dielën ‘Tiranathlon’/ Ja rrugët ku do të kufizohet qarkullimi i automjeteve në kryeqytet dhe linjat urbane qe do devijojnë 23/09 19:26
Riela Disho është një vajzë 15 vjeçare nga Elbasani dhe ka vendosur të studiojë veterinari. Ndryshe nga shumica e shoqeve të saj ajo ka vendosur të zgjedhë arsimin profesional, duke mos lënë pas dore as dashurinë për kafshët.
Sipas statistikave vetëm në qarkun e Elbasanit janë 35 vende të lira punë për veterinari.
Degë të tilla si veterinari e agronomi janë pak të preferuara nga të rinjtë, por kërkesat e tregut vijnë gjithnjë në rritje. Për shkollat profesionale sfidë mbetet lobimi.
Shkollat profesionale me drejtim bujqësi dhe agronomi tashmë janë të pakta në vend. Në shkollën e mesme profesionale “Mihal Shahini” në Cerrik aktualisht mësojnë 120 nxënës në drejtimet agronomi e veterinari.
Top Channel