Këngëtari brazilian MC Kevin, bie për vdekje nga kati i pestë, dy javë pas martesës (fotot)

17/05/2021 19:02

Një këngëtar i njohur në Brazil ka rënë për vdekje nga dhomë e një hoteli në katin e pestë, vetëm dy javë pasi ishte martuar.

23 vjeçari Kevin Nascimento Bueno, i njohur ndryshe si MC Kevin, u shpall i vdekur pas incidentit në zonën bregdetare të Rio de Janeiro.

Artisti i stilit ‘funk paulista’ ra nga ballkoni i dhomës së tij në Barra da Tijuca të dielën. Zjarrfikësat që erdhën në skenë e dërguan atë në spital, ku vdiq pak më vonë.

Ai sapo ishte martuar me avokaten Deolane Bezerra në një plazh në Meksikë dy javë më parë.

MC Kevin, kishte 8.6 milionë ndjekësa në rrjetin Instagram.

Pas vdekjes së tij tragjike Bezerra e kujtonte me një foto të martesës së tyre:

“Ti do të mbetesh dashuria e jetës time, burri që doja e admiroja më shumë. Zoti qoftë me ty, do të të dua gjithmonë”.

Kevin, nga Sao Paulo, publikoi këngën e tij të parë në 2013. Hiti i tij ‘Cavalo de Troia’, (Kali i Trojës) e vitit 2019 ka qindra miliona shikime në YouTube.

Ai ka pasur më parë probleme me ligjin, teksa ishte akuzuar për shpifje e provokim të autoriteteve, si dhe ishte arrestuar në hotel në Belo Horizonte në 2019 për përdorim drogash.

Policia tha se po heton vdekjen.

 

FOTO GALERI
1/5
23 vjeçari Kevin Nascimento Bueno ka rënë për vdekje nga dhomë e një hoteli në katin e pestë,

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA