Vendimtar goli i Çinarit, heroi, në fakt, me pritjet e tij, Alban Hoxha. Kapiteni i Partizanit, u shpreh:

“Ne shkuam në Durrës për ta sulmuar lart Teutën, por ndonjëherë loja nuk del ashtu siç e mendon. Na vendosën në presion që në minutat e para dhe na u desh të riktheheshim pas. Më vjen mirë që e shpëtova dy herë ekipin. Shënuam golin, i cili ishte me fat për ne. Kur e ke vetë në dorë, është më e lehtë për objektivin sesa kur pret nga të tjerët. Tashmë kemi dy finale.”

Finale titulli me Vllazninë: “Nëse e mposhtim Vllazninë, atëherë me 99% jemi kampionë. Nuk kemi pasur presion gjatë gjithë sezonit. Objektivi që në fillim ka qenë Europa. Kemi qenë të qetë. Arritëm deri këtu, bëmë mirë gjatë gjithë kampionatit. Ndaj Vllaznisë besoj se do të jemi të qetë dhe do t’ia dalim për titullin.

Grupi, çelësi i suksesit: “Shikoj se ekipi është ndërtuar mire, Me djem të rinj dhe me lojtarë me eksperiencë. Ne, më të vjetrit, jemi munduar ta heqim presionin nga të rinjtë. Boshti është shumë i mirë. Çelësi i suksesit është grupi dhe loja e trajnerit Daja na ka bërë mirë. E qarkullojmë shumë topin dhe e e lodhim kundërshtarin. Edhe harmonia e ekipit na ka sjellë suksese.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA