Ibrahimovic kurorëzon Leaon: Kur luan siç bëri ndaj Uzbekistanit, është një ndër më të mirët

24/06/2026 19:35

Zlatan Ibrahimovic komentoi në studiot e Fox Sports fitoren e Portugalisë kundër Uzbekistanit me rezultatin 5-0 duke e bënë theksin e Rafael Leao, autorin e golit të pestë që mbylli përfundimisht llogaritë.

‘Shënuan golat që duhet të shënonin, një nga Avengers(Cristiano Ronaldo) bëri të tijët, jam me të vërtetë i kënaqur për golin e Leao, për mendimin tim është ndër më të mirët kur luan kështu-tha Zlatan Ibrahimovic-të shënosh shumë gola sjell një rritje të besimit në skuadër, por nuk duhet të të rritet mendja sepse ndeshja e radhës do të jetë me siguri më e vështirë se kjo’.

Rafael Leao është në qendër të merkatos së Milanit, pavarësisht se ai i driblon pyetjet në lidhje me të ardhmen e tij pas çdo ndeshjeje me Portugalinë. Leao gjithnjë ka thënë se dëshiron një sfidë dhe stimuj të rinj, se ndjen se ka dhënë gjithçka mundej kuqezinjve. Problemi i vërtetë që për momentin po bllokon një transferim të mundshëm të tij është mungesa e propozimeve konkrete por që mund të vijnë nëse Leao do të luajë një Botëror të shkëlqyer me Portugalinë.

Ndërkaq në horizont është krijuar një hapësirë e vogël për një qëndrim të mundshëm në Milanello kur deklaroi se vlerëson shumë Ruben Amorim si trajner. A ishte kjo një frazë e thënë kështu në tym apo është një shenjë për një pajtim me Milanin? Gjithçka do të mësohet më shumë pas botërorit.

Top Channel