Dy finale për titullin/ Partizani mposht Durrësin me rezultat minimal, Teuta dorëzon fronin

17/05/2021 19:28

Një ndeshje që vlente shumë për të dyja palët, një mundësi e shkëlqyer për Teutën për të ruajtur fronin dhe mundësia e fundit për Partizanin për të qëndruar në garë.

Të kuqtë bëjnë të madhin në Durrës, rrëmbejnë me forcë dhe klas një fitore që jo vetëm i dhuron kreun por i afron gjithnjë e më shumë me titullin kampion. Me pikë të barabarta, por më një fitore më shumë në ndeshjet direkte, të kuqtë e Ilir Dajës janë vetëm dy hapa larg titullit, sërish kanë në këmbë fatin e tyre, mjafton të fitojnë dy ndeshjet e fundit kundër Vllaznisë dhe Bylis pa qenë e nevojshme të kthejnë kokën pas.

Në një sfidë plot ankth e tension mjaftoi një shkëndije pas vetëm 5 minutash lojë për të sjellë rastin e parë për moviolë, në lëmin e pretendimeve një rol jo pak të rëndësishëm kishte dhe gjyqtari i takimit që fillimisht akordoi një penallti për prekje të topit më dorë në zonë por me ndihëm e asistentit anuloi gjithçka duke akorduar faull në sulm. Në momentin më të rëndësishëm të ndeshjes, Edi Martini tradhtohet nga Stivi Frashri i cili nuk koordinohet si duhet në daljen e tij duke i dhënë mundësinë Eraldo Çinarit që me kokë të kalonte kryeqytetasit në avantazh.

Teuta nuk mundi dot të rikthej në lojë, jo vetëm që nuk rrëmbeu dot një barazim por tashmë duhet të kryqëzojnë gishtat, për të shpresuar në ndonjë blof të Partizanit por në të njëjtën kohë duhet të fitojnë dhe dy ndeshjet e fundit, kundër Laçit në transfertë dhe në fund kundër Apolonisë.

FOTO GALERI
3/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA