Hakmarrja e natyrës, tornadoja e “dyfishtë” shkatërrimtare godet Wuhanin!

16/05/2021 18:25

Dy tornado shkatërrimtare goditën njëra-pas tjetrës Wuhanin, duke lënë pas 12 të vdekur, 218 të plagosur e dëme të mëdha materiale në qytetin kinez ku i pati fillesat e saj pandemia e koronavirusit që gjunjëzoi botën.

Të dhënat e para tregojnë se trombat e dhunshme të ajrit, të mbërritura në një distancë prej 90 minutash, shkulën pemët dhe shkatërruan makina e banesa, duke shembur ose dëmtuar shtëpitë e të paktën 147 familjeve.

Erëra me fuqi më shume se 260 km në orë u përplasën mbi qytet, ku lanë gjithashtu me mijëra banesa pa energji elektrike. Forca e erës ishte e tillë sa lëvizi edhe dy vinça të mëdhenj në një kantier ndërtimi, njëri prej të cilëve u rrëzua duke shkaktuar mjaft dëme.

Disa banorë të Wuhanit, të lindur e të rritur atje, thanë për agjencitë e huaja të lajmeve se nuk kishin parë kurrë një gjë të tillë, e madje shtojnë se kohët e fundit, episodet e dhunshme të motit duket sikur janë shtuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA