“Martesa” rikthen teatrin në Durrës/ Shfaqjet sërish në skenë, nisin me komedinë e Anton Cehov

15/05/2021 19:58

Teatri “Aleksandër Moisiu” i Durrësit rikthen shfaqjet teatrale me komedinë ”Martesa” të Anton Cehov, duke i dhënë fund heshtjes skenike të diktuar nga pandemia gjatë 14 muajve të fundit.

Fituese e disa çmimeve kombëtare, komedia u shfaq mbrëmjen e kaluar në arenën e Amfiteatrit Antik të Durrësit, duke kthyer magjinë e teatrit te publiku artdashës.

Nën përshtatjen e regjisores Driada Dervishi, dhe me një trupë aktorësh ku janë përfshirë dhe emra të rinj, komedia nxjerr në pah, përmes batutave dhe humorit, realitete të njohura të aktualitetit shqiptar.

Në varësi të kushteve atmosferike komedia do të shfaqet edhe mbrëmjen e së dielës dhe gjatë fundjavave të majit, duke u kthyer në ogur të mbarë për ngritjen e siparit edhe në skenat teatrore.

Top Channel