Kanë arritur moshën 40-vjeçare, por a janë ende Ronaldo, Messi dhe Neymar më të preferuarit në kërkimet në internet?
Pas ndërprerjes së ndeshjes së futbollit të femrave mes Bilishtit dhe Partizanit, pasi tre vajza të ekipit juglindor pësuan gjendje të fikëti në fushë dhe u dërguan me urgjencë në spital, pas FNSH vjen një reagim edhe nga policia e shtetit.
Dyshimet e para ishin se futbollistet mund të ishin helmuar prej ushqimit, por policia njofton se pas verifikimeve paraprake të kryera ka rezultuar se futbollistet kanë shfaqur probleme shëndetësore si pasojë e shqetësimeve shëndetësore të mëparshme.
“Sqarim : Në lidhje me një lajm të publikuar në rrjetet sociale për disa futbolliste të cilat dyshohen se janë helmuar nga ushqimi, ju bëjmë me dije se : Pas verifikimeve paraprake të kryera nga shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.5 ka rezultuar se futbollistet kanë shfaqur probleme shëndetësore si pasojë e shqetësimeve shëndetësore të mëparshme. Vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.
FNSH njoftoi më herët se pasi janë dërguar në spital dhe kanë marrë mjekimin e nevojshëm lojtaret janë larguar nga spitali.
Top Channel