Ministri i Jashtëm i Venezuelës, Jorge Arreaza reagoi ndaj sulmeve të forcave izraelite në Gaza dhe i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare të ndërmarrë veprime.
Arreaza në llogarinë e tij në Twitter postoi videon ku shihet se si sulmohet dhe shkatërrohet një ndërtesë 9-katëshe si rezultat i sulmeve ajrore izraelite.
Duke theksuar se Kombet e Bashkuara (OKB) duhet të reagojnë menjëherë ndaj këtyre sulmeve, Arreaza tha: “Menjëherë duhet të reagohet duke mos kundërshtuar asnjë ideologji ose fe. Kjo është absolutisht e papranueshme”.
Në një deklaratë nga Ministria e Punëve të Jashtme të Venezuelës më 11 maj, pati një reagim ndaj zhvendosjes së detyruar të palestinezëve në lagjen Sheikh Jarrah të Kudsit Lindor dhe sulmeve të Izraelit në Gaza.
Top Channel