LIVE/ Lufta në Lindjen e Mesme futet në javën e dytë, Katari hap pjesërisht hapësirën ajrore. Irani kërkon falje për sulmet ndaj fqinjëve 07/03 12:45
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, me telefon ka biseduar me presidentin e Kirgistanit, Sadyr Japarov.
Në njoftimin e zyrës së presidentit turk theksohet se Erdoğan dhe Japarov kanë shkëmbyer urime për Fitër Bajramin. Po ashtu diskutuan marrëdhëniet dypalëshe dhe çështjet rajonale, përfshirë sulmet izraelite ndaj palestinezëve.
Erdoğan tha se është e rëndësishme që edhe Kirgistani të mbështesë Turqinë në fillimin e iniciativave ndërkombëtare në mënyrë që t’i jepet një mësim i merituar Izraelit, i cili sulmoi Al-Aksën, Gazën dhe palestinezët.
Top Channel