Protesta anti-Izrael në kryeqytetet e botës kundër bombardimeve në Rripin e Gazës (foto-galeri)

12/05/2021 17:10

Protesta të shumta shpërthyen sot para përfaqësive izraelite në të gjithë botën mes dhunës së bombave e raketave në zonat e banuara ne Gaza.

Qyteti është nën goditjet më të rënda të ajrit e artilerisë që prej vitit  2014, teksa Izraeli kundërpërgjigjet stuhishëm ndaj zonës së varfër palestineze, pas lëshimeve të raketave nga militantët e Hamas.

Mijëra njerëz në New York, Washington, Londër, Stamboll e kryeqytete të tjera të botës dolën në rrugë për të treguar mbështetjen për Palestinën, duke protestuar para ndërtesave të përfaqësive izraelite në vendet e tyre.

FOTO GALERI
2/14
Mijëra njerëz në protestë para konsullatës së Izraelit në New York.

Top Channel