Iraniani vritet brutalisht nga familjarët kur zbuluan se ishte ‘gay’ (fotot)

12/05/2021 18:44

Një i ri në Iran raportohet se është vrarë barbarisht nga vëllai dhe kushërinjtë e tij kur mësuan se ishte homoseksual, disa ditë para se të largohej nga vendi.

20 vjeçari Alireza, kishte bërë në plan të largohej nga vendi për të jetuar me partnerin e tij Aghil Abyat, në Turqi, por u vra disa ditë para se të mbërrinte aty. Alireza kishte aplikuar për përjashtim nga shërbimi ushtarak duke treguar seksualitetin e tij, sipas rrjetit iranian të mbrojtjes së të drejtave të personave LGBT, ‘6Rang’.

Por kur leja zyrtare e përjashtimit erdhi me postë në shtëpi ai nuk ishte aty, dhe çështja u zbulua nga vëllai i tij.

Ky i fundit, mbrëmjen e të martës i tha se duhet të udhëtonin drejt fshatit Borumi për të takuar babanë e tyre. Alireza, pa e ditur se vëllai i tij kishte mësuar sekretin, pranoi.

Por kur arritën në destinacion, dy kushërinjtë e tyre u shfaqën për të ndihmuar të vëllanë në vrasjen makabre të Alireza, sipas raportimeve, me prerje koke.

Abyat tregonte për rrjetin ‘IranWire’ se ata kishin lënë trupin e viktimës në një pemë dhe më pas i telefonuan nënës së tij për t’i treguar se ‘i dhamë fund’.

Abyat tregonte se nëna e Alireza ishte aq e shokuar nga ajo që i kishte ndodhur djalit të saj saqë ishte shtruar në spital.

Tre të dyshuarit u arrestuan dhe përballen me akuza vrasjeje.

Aktivistët e të drejtave të grupeve LGBTQ+ kanë folur shpesh për diskriminimin ndaj anëtarëve të këtyre komuniteteve në  Iran. Gjashtë në çdo 10 homoseksualë në Iran sulmohen nga familjarët e tyre dhe 50% janë sulmuar seksualisht në publik, sipas një raporti të vitit 2020 nga 6Rang.

Avokati i të drejtave të njeriut Gissou Nia komentonte: “Prehu në paqe Alireza. I vrarë brutalisht dhe i flakur nga familjarët e tij prej seksualitetit. Mendësia shoqërore ndaj homoseksualitetit janë një problem për jetë a vdekje. Ajo që e përkeqëson më shumë çështjen është se ligjet e shtetit nuk japin mbrojtje”.

FOTO GALERI
2/3
20 vjeçari Alireza, kishte bërë në plan të largohej nga vendi për të jetuar me partnerin e tij Aghil Abyat

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA