Një femër në Prishtinë është dhunuar nga pesë persona për pesë ditë.

Rastin në polici e ka raportuar vetë viktima, e cila ka treguar se pa dëshirën e saj ishte dërguar në një shtëpi të pabanuar në Prishtinë nga një person të cilin e kishte takuar më 30 prill. Që më pas ai bashkë me katër të tjerë dyshohet se e kanë dhunuar atë dhe e kishin detyruar që të konsumonte substanca narkotike.

Pas raportimit, policia ka iniciuar rastin dhe është duke e hetuar.

“Prishtinë, 30.04.2021/05.05.2021.  Ankuesja femër kosovare është paraqitur në stacion të policisë dhe ka raportuar se më datë 30.04.2021 e kishte takuar të dyshuarin,  i cili pa dëshirën e saj e kishte dërguar atë në një shtëpi të pabanuar në Prishtinë dhe së bashku me katër persona të tjerë meshkuj dyshohet se e kishte dhunuar dhe kishte detyruar të konsumonte substanca narkotike deri më datë 05.05.2021. Me urdhër të prokurorit kujdestar është inicuar rasti dhe është duke u hetuar”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA