Bienalja e arkitekturës/ Katër kuratorë në pavionin shqiptar në Venecia

12/05/2021 20:03

Në fillimin e kësaj dekade të re për Shqipërinë përgjigjja e pyetjes; si do të jetojmë së bashku shtruar nga kuratori Hashim Sarkis për Bienalen e Arkitekturës është thjesht, Njih fqinjin tënd…

Pavioni shqiptar në Bienale “Në Shtëpinë Tonë”,  është porositur nga Ministrja e Kulurës dhe kurohet nga katër arkitekte. Meli, Andoni, Ferra dhe Brecani.

Me bindjes se cilësia e jetës sonë të ardhshme së bashku varet nga vetëdija jonë kolektive pavioni shqiptar pritët të sjellë simbolikisht në vëmendje atë që gjendet jashtë mureve të shtëpisë.

Ky projekt është realizuar së bashku me Arkivin Qendror të Filmit dhe Qendrën Kombëtare të Kinematografisë. Ekspozita do të hapet më 22 maj.

 

Top Channel