Në kuadër të Ditës Kombëtare të Drejtësisë ambasadorja e SHBA në Tiranë Yuri Kim ka marrë pjesë në një aktivitet në përkujtim të kësaj dite.

Gjatë fjalës së saj Kim tha se institucionet po funksionojnë dhe se Reforma në Drejtësi po ecën përpara, por ka ende punë për të bërë.

Diplomatja amerikane tha se SHBA do të jetë gjithnjë në krah të Shqipërisë në këtë rrugë.

“Institucionet po funksionojnë prej jush. Po japin rezultate për popullin shqiptar. Publiku duhet të jetë përfituesi më i madh i punës të të gjithëve ju. Drejtësia dhe sundimi i ligjit duhet që t’i shërbejnë popullit. Të gjithë ju që jeni këtu keni nderin dhe detyrimin që t’i shërbeni popullit shqiptar. Ju falënderoj për punën e palodhur. Reforma e drejtësisë ka bërë rrugë të madhe para por ka ende për t’u bërë që të përmbushen pritshmëritë e popullit shqiptar. Ka qenë rrugë e vështirë dhe kemi pasur biseda të vështira. Shpresoj ta dini se kur kemi biseda të vështira, kanë ardhur nga një mik. Keni paguar një çmim të lartë dhe dëshiroj që t’ju falënderoj për këtë. Është koha të drejtojmë se drejtësia po jep rezultat dhe jeni të përkushtuar tek drejtësia dhe jo tek faktorë dhe parti dhe se drejtësia shqiptare të japë drejtësi për popullin shqiptar. Jemi mbledhur sot se në 10 maj qeveria e Ismail Qemalit dekretoi aktin e parë ligjor për sistemin e drejtësisë. Ne duam që të keni sukses. Kemi nevojë që të keni sukses dhe Shqipëria ka nevojë. Unë besoj se ju mund të keni sukses. Ndërsa ju dhe institucionet tuaja të plotësoni misionet shpresoj ta dini SHBA do të jenë krah jush. Do të jemi krah për krah ndërsa drejtësia të bëhet realitet në Shqipëri”, u shpreh Kim.

FOTO GALERI
4/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA