Shtyrja e Panairit të 29-të të librit, reagon botuesi Frano Kulli: S’besoj se ka shëmbëlltyrë të ngjashme kund tjetër, që Krishtlindjet të kthehen në ditë pune Qen, trëndafila, notarë dhe piktorë apo edhe në mes të gjelbërimit janë cikle dhe subjekte që piktori Shpëtim Kërçova i sjell në ekspozitën e tij të sapo çelur në Galerinë Fab.
Ekspozita, më e madhja e tij personale në Shqipëri, përmban thuajse ekskluzivisht vetëm vepra në pikturë si dhe disa vizatime parapregatitore që kanë shërbyer si skica më të hershme për pikturat e mëpasme.
Në përmasa modeste dhe të mesme, pikturat e Kërçovës janë një varg përsiatjesh të pareshtura piktorike mbi tema të caktuara që janë të gjitha të përfshira këtu. Thuajse të gjitha veprat e tij janë produkt i vëzhgimit të tij intensiv dhe të shtrirë në kohë nga ambiente të mbyllura .
Për Kërçovën si artist vlen ajo që Pierre Bonnard thoshte për veten:
“Prej kohësh më tërhiqte vizatimi dhe piktura, por nuk ishte një pasion i pandalshëm; çfarë unë desha, me çfarëdolloj çmimi, ishte të shpëtoja nga monotonija e jetës.”
Ekspozita është e hapur deri në 25 Maj 2021.
Top Channel