Detaje të reja kanë dalë në dritë për vdekjen tragjike të 33-vjeçares në Fushë Kosovë.
Dyshohet se 33-vjeçarja është mbytur me jastëk nga motra e saj rreth tre vjet më e vogël. Gazeta Express bën me dije se dyshohet që dy motrat dhe anëtarët e tjerë të familjes kanë probleme të shëndetit mendor.
Paraprakisht, policia e Kosovës njoftoi se bëhet fjalë për vdekje të dhunshme.
“Rreth orës 12:00, kemi pranuar informatën për një rast vdekje e dyshimtë, në fshatin Vragoli të Fushë Kosovës. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës femër 33 vjeç.
Mbështetur në të dhënat fillestare të këqyrjes së vendit të ngjarjes përkundër që ka elemente që sugjerojnë për një vdekje të dhunshme, policia me kujdes të shtuar po heton rastin si vdekje të dyshimtë dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike – të ekzaminimit që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin dhe ndriçimin e plotë të rastit”, ka njoftuar policia.
Top Channel