Pas ndarjes nga Jennifer Lopez, Alex Rodriguez kalon ditën me 2 vajzat, zgjedh të shohë ndeshjen me to

08/05/2021 14:32

Alex Rodriguez zgjodhi të shohë një ndeshje me dy vajzat, duke kaluar ditën me to, pa ish-partneren Jennifer Lopez.

Alex Rodriguez dukej i relaksuar dhe i lumtur që ishte në shoqërinë e vajzave të tij Natasha, 16 vjeçe dhe Ella, 13 vjeçe, ndërsa shikonte ndeshjen e NBA, Miami Heat duke mposhtur Minnesota Timberëolves në American Airlines Arena të premten.

Këto momente, Alex i ndau dhe me ndjekësit në rrjetet sociale, ku postoi fotot me vajzat, ndërsa ishin ulur në tribunat e lojës.
Pak javë më parë, u konfirmua se ai dhe J.Lo nuk janë më bashkë.

FOTO GALERI
1/12

Top Channel