Kukësi “i bën gropën” Vllaznisë, e mposht 1-3 në ndeshjen hapëse të javës së 32-të të Superiores dhe e largon nga titulli kampion, edhe pse gjithçka do të varet nga rezultatet që do të arrijnë Partizani dhe Teuta. Në “Elbasan Arena” shkoi gjithçka keq për kuqeblutë, që zhvilluan pa dyshim ndeshjen më të dobët të sezonit.

Edhe pse kishte përballë një ekip pa objektiva të mbetur, skuadra shkodrane nuk u fut me mentalitetin e duhur në fushën e lojës, duke u shfaqur apatike në fazën mbrojtëse dhe e paqartë në sulm. Nga ana tjetër, Kukësi luajti një lojë të thjeshtë por efikase, duke e asfiksuar kundërshtarin që në minutat e para.

Patrick Eze zhbllokoi takimin që në minutën e pestë me një goditje të saktë me kokë, pas krosimit të Kotobellit, që kapi në befasi portierin Zogovic. Reagimi i kuqebluve ishte shumë i dobët, madje në minutën e 34-t shkaktuan një penallti që u shndërrua në gol nga Taipi.

Në fillim të pjesës së dytë, skuadra e Brdaric ia doli të fitonte një 11-metërsh, që u kthye në gol nga Ardit Hoxhaj, duke krijuar përshtypjen se mund të përmbyste rezultatin, por nuk ndodhi kështu.

Në minutën e dytë shtesë, kur Vllaznia po bënte përpjekjet e fundit për të shmangur humbjen, Zenel Gavazaj realizoi golin e “knockout”-it, duke vulosur rezultatin 1-3. Vllaznia me këtë disfatë të papritur, I largohet objektivit titull, ndërsa Kukësi u largohet skuadrave ndjekëse që luftojnë për të shmangur play off-in.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA