Kryetari i komisionit të ligjeve, Ulsi Manja specifikon, për “Top Talk”, cila është shkelja më e rë3ndë e presidentit, Ilir Meta, sipas tij.

Sipas Manjës, fjalimet e Presidentit, që kishin për qëllim nxitjen e dhunës, janë shkelja më e rëndë dhe arsyeja më e fortë për të kërkuar shkarkimin.
Thirrjet për dhunë, për urrejtje, për përçarje dhe për konfrontim fizik, janë thirrje që formojnë elementët e veprës penale. Nëse do t’i kishte bërë dikush tjetër këto thirrje, sigurisht që do të kishte pasur referencë kallëzim në prokurori”.

Manja shton se pavarësisht vendimit që do të marrë komisioni. Kjo procedurë është në favor të demokracisë në vend. “Sido që të jetë, kjo procedurë që ndërmori komisioni hetimor dhe kuvedi, i bën shumë mirë demokracisë së Shqipërisë”.

Megjithatë, thekson se “do të pres produktin e komisionit hetimor, për të parë çfarë konkluzionesh do të arrijë ky komision hetimor”.

Top Channel