“Shkoi të kërkonte urdhër mbrojtje dhe sapo doli e qëlloi me automatik”/ Zbulohen detaje të reja nga vrasja në Elbasan

06/05/2021 13:31

Ngjarja e rëndë që ndodhi mesditën e sotme në Elbasan, ku burri vrau me armë zjarri tip automatik gruan, ka si motiv xhelozinë.

Gazetarja e “Top Channel”, Bruna Kërçyku raporton se pak minuta para se të ndodhte ngjarja 54-vjeçarja ka shkuar në Gjykatë për të kërkuar urdhër mbrojtjeje, por sapo ka dalë ajo është qëlluar me armë zjarri. Mësohet se çifti ka qenë në procedurë divorci.

Ngjarja

Koço Buzo, 58-vjeç, ish-punonjës i policisë ka qëlluar me armë zjarri tip automatik gruan e tij, Liljana Buzo, 54-vjeçe. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Gjykatës së këtij qyteti, pranë parkut “Rinia”.

Pas plagosjes gruaja është transportuar menjëherë në spitalin e Elbasanit, por nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra.

Falë ndërhyrjes në kohë të policisë, Koço Buzo është arrestuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA