Lule për libra/ Nxënësit në Lezhë i shesin për bibliotekën e shkollës

06/05/2021 12:24

Nxënësit e shkollës ‘Beslidhja’ kanë ndërmarrë një nismë shumë të bukur kanë mbjellë lule, janë kujdesur për to dhe sot kanë dalë për ti shitur për të blerë libra që të pasurojnë bibliotekën e shkollës.

Të entuziazmuar për nismën ata tregojnë se janë përkujdesur me shumë dashuri për lulet dhe se janë tepër të lumtur që do të arrijnë të kenë të ardhura për të blerë libra për shkollën.

Mësuesja Lulzime Celami tha se kjo nismë ka si synim edukimin e fëmijëve për të menaxhuar paratë por edhe për të nxitur tek ata shpirtin krijues dhe punëtor.

Kjo nismë nga nxënësit dhe mësuesit e shkollës “Beslidhja” vijon prej vitesh dhe nuk do të ndalet as për vitet e ardhshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA