Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka në një konferencë të përbashkët me ministren austriake për BE dhe Kushtetutën, Karoline Edstadler ka thënë se Shqipëria ka plotësuar të gjitha kushtet e vendosura nga Këshilli për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare.
Të dy ministret vlerësuan nevojën e lehtësimit të kufizimeve të qytetarëve pas vaksinimit masiv në BE dhe Ballkanin Perëndimor. Po ashti sipas Xhaçkës, Shqipëria ka dhënë rezultate të prekshme dhe të qëndrueshme në fushat kryesore të identifikuara si kushte për çeljen e negociatave.
Xhacka: Ne kemi bërë progres të jashtëzakonshëm në këtë drejtim. Tani kemi kaluar 500 000 inokulime.
Në kushtet aktuale, qoftë për arsye turizmi apo për arsye familjare e pune, lëvizja e njerëzve midis Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian është shumë i rëndësishëm. Prandaj solla në vëmendje nevojën që të lehtësohen sa më shumë pengesat për rajonin tonë, që është pjesë e Evropës dhe i integruar gjithnjë e më ngushtë me tregun e brendshëm të BE, si pjesë e përgatitjeve për anëtarësim. Shqipëria , rezultate të prekshme dhe të qëndrueshme në fushat kryesore të identifikuara. Kemi plotësuar të gjitha kushtet e vendosura nga Këshilli për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare. Radha e BE për të vlerësuar arritjet tona konkrete, duke nisur bisedimet e anëtarësimit. Rigjallërimi i perspektivës së integrimit evropian të rajonit, instrumenti më efikas për, forcimin e stabilitetit në Ballkanin Perëndimor.
Nga ana tjetër ministrja Edstadler përgëzoi Xhaçkën për fitoren e zgjedhjeve të 25 prillit, duke shtuar se Shqipëria meriton që të jetë pjesë e BE-së.
Edstadler: Përgëzime për zgjedhjet. Shpresoj që të mund të forcojmë marrëdhëniet tona dypalëshe, për një perspektivë të besueshme për Shqipërinë për të hyrë në BE. Ju po bëni shumë për t’i treguar BE se doni të shihni hapa të mëtejshëm. Për aq kohë sa vendet e Ballkanin Perëndimor nuk janë pjesë e BE projekti i shtetit të së drejtës nuk është i plotësuar. Ju jeni të rrethuar nga vende që janë anëtare të BE-së dhe ju meritoni që të jeni atje.
Top Channel