Ministrat e Jashtëm të G7-s, të cilët u takuan dje në Londër, ku folën edhe për hapjen e negociatave të pranimit në BE për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, sipas European Western Balkans.

Në një dokument, ata theksuan rëndësinë e përparimit të reformave të nevojshme të brendshme, veçanërisht në sundimin e ligjit, përfshirë trajtimin e krimit të organizuar, si kushte për arritjen e qëllimit.

“Prandaj, ne mbështesim hapjen zyrtare të negociatave të pranimit në BE me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Ne mbështesim progresin e mëtejshëm në bashkëpunimin rajonal sidomos përmes Tregut të Përbashkët Rajonal, Axhendës së Gjelbër për Ballkanin Perëndimor dhe Procesit të Berlinit ”, thuhet në këtë dokument.

Në deklaratë, ministrat e G7-s theksojnë me vendosmëri se “spekulimet e pajustifikuara rreth ndryshimeve të kufijve në bazë të etnisë nuk janë zgjidhje për sfidat me të cilat përballet rajoni dhe ndryshime të tilla do të përbënin një kërcënim për sigurinë rajonale.

Top Channel