Ambasadori gjerman në Kosovë i ka quajtur të papranueshme përplasjet që ndodhen në Kuvend ditën e enjte mes partisë në pushtet dhe atyre në opozitë.

Deputetë nga të dy taborët janë sharë, fyer dhe kanë shtyrë njëri-tjetrin gjatë seancës.

Tensionet u krijuan pasi deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) filluan ta kritikojnë ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, për një deklaratë të dhënë për media vite më parë për Dhomat e Specializuara të Kosovës dhe ish-krerët e PDK-së, Hashim Thaçin e Kadri Veselin, të cilët i kishte cilësuar si njerëz të krimit.

“Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme në një shoqëri pa drejtësi. Ne këtë ua kemi borxh gjithashtu familjeve të viktimave. Është e rëndësishme të përkrahet puna e rëndësishme e Gjykatës Speciale e cila është e pjesë e ligjeve kosovare”, ka thënë ambasadori gjerman Jorn Rohde në një postim në Twitter.

“Skenat e sotme në Kuvend janë të papranueshme për një Parlament. Unë gjithashtu i konsideroj të papranueshme sulmet personale kundër ministres së Punëve të Jashtme Gërvalla”.

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, në fjalën e tij në Kuvend, e quajti ministren Gërvalla “përfaqësuese të Serbisë në Kosovë”.

Gërvalla tha se deputetët e PDK-së se janë fajtorët kryesorë që kanë ndihmuar në formimin e Dhomave të Specializuara.

Sharjet dhe fyerjet ndalen seancën për një kohë. Seanca filloi më vonë por pa deputetët e opozitës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA