14 vota pro dhe 1 kundër/ Komisioni i ligjeve miratojnë raportin: Të ngrihet Komisioni Hetimor për shkarkimin e presidentit!

06/05/2021 11:57

Komision i Ligjeve ka miratuar raportin e propozuar nga relatorja Klotila Bushka, për ngritjen e një komisioni të posaçëm hetimor për shkarkimin e Presidentit të Republikës, pasi siç pretendon mazhoranca, Meta ka shkelur kushtetutën gjate fushatës elektorale.

14 prej deputetëve kanë votuar pro ngritjes së një Komisioni Hetimor, ndërsa deputeti Adriatik Alimadhi ka qenë i vetmi kundra.

Kreu i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja tha se ishte dakord me të gjithë argumentet e vëna të themel të kërkesës së bërë nga 49 deputetë, duke shtuar se në të gjithë veprimtarinë dhe sjelljen e Presidentit Meta nuk ka asgjë presidenciale por thjesht një sjellje absurde nga ana e tij.

Ulsi Manja: Në lidhje me këtë kërkesë të 49 kolegëve, jam dakord me të gjithë argumentat e vëna në themel të kësaj kërkese  dhe me propozimin e bërë nga relatorja por pyetja që kërkon sot një përgjigje edhe për opinion publik: cilat nene të kushtetutës ka shkelur Presidenti për të filluar janë procedurë për shkarkimin e tij. Komisioni i ligjeve e shqyrton këtë kërkesë, plotëson elementët formal kjo kërkesë, por cilat nene të kushtetutës ka shkelur presidenti që i ka çuar 49 kolegë deputetë të fillojnë procedurën e shkarkimit të Presidentit. Është hera e dytë që kuvend në pak kohë inicion një kërkesë të dytë për shkarkimin e Presidentit. Unë jam edhe njëri prej firmëtarëve të kësaj kërkese, kam menduar se Presidenti jo vetëm ka tejkaluar rolin me deklarat apo qëndirme publike në raport me zgjedhjet e 25 prillit, por kjo vjen në vazhdën në gjitha sjelljet e mëparshme. Presidenti ka shkelur nenin nr.4 të kushtetutës që ka të bëjë e shtetin e të drejtës.

Presidenti ka kërkuar të imponojë vullnetin e tij politikë këtyre institucioneve duke i paralajmëruar edhe për përgjegjësi penale, i ka etiketuar.

Në tërësi në të gjithë veprimtarinë dhe sjelljen e Presidentit nuk ka asgjë presidenciale, është një sjellje absurde e tij. E bashkoj votën time dhe ju ftoj që ne të votojmë këtë raport të komisionit të ligjit që ti propozojmë kuvendit miratimin e këtij raporti duke propozuar ngritjen e një komisioni të posaçëm hetimor për të hetuar të gjitha shkeljet dhe nëse ky komision do të kanstatojë se në të gjithë veprimtarinë e Presidentit ka shkelje të rëndë të kushtetutës me pasoja për republikën, ti propozojë kuvendit edhe shkarkimin e Presidentit.

Me 14 vota pro dhe 1 kundër është miratohet raporti i propozuar.

Për herë të dytë presidenti Ilir Meta refuzoi pjesëmarrjen në Komisionin e Ligjeve për shkak të agjendës ndërsa shtoi se ka kohë më 10 maj. Kjo datë, 10 maj 2021, përveçse përkon me një ditë të lirë në agjendën e tij, përkon edhe me Ditën Kombëtare të Drejtësisë Shqiptare. Nuk do të kishte një moment më të përshtatshëm që një aktivitet i tillë i përbashkët, të zhvillohej në një ditë kaq të rëndësishme për Shqipërinë, që evokon përpjekjet e parreshtura të shtetit shqiptar për shtetin e së drejtës!

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA