Samiti i radhës i NATO-s do të mbahet në Tiranë, Rama publikon foton krah Rutte: Ai momenti i krenarisë kur të bëhet zemra mal

08/07/2026 17:48

Pas përfundimit të samitit të NATO-s, Mark Rutte konfirmoi se samiti i radhës do të mbahet në Shqipëri.

E në sajë të këtij zhvillimi, kreu i qeverisë Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale një foto ku shfaqet së bashku me Rutte, e me një mesazh të veçantë…

“AI MOMENTI I KRENARISË kur të bëhet zemra mal, pasi kalojnë vite me shumë punë e durim të madh dhe vjen dita kur e paimagjinueshmja bëhet e mundur, e i thua Sekretarit të Përgjithshëm të NATOS:

SHIHEMI NË SHQIPËRI PËR SAMITIN E ARDHSHËM”, shkruan Rama.

Top Channel