Pse duhet shkarkuar Presidenti? Vasilika Hysi rendit shkeljet e Metës: U bë palë me opozitën, kur duhet të ishte mbi palët! Nxiti gjuhën e urrejtjes

05/05/2021 12:41

Vasilika Hysi anëtare e komisionit të Ligjeve i cili është mbledhur për të nisur procedurat për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta, renditi arsyet se pse kërkohet shkarkimi i kreut të shtetit.

Hysi tha se presidenti me aktivitetin e tij para, gjatë dhe pas zgjedhjeve tregoi se nuk është mbi palët siç e kërkon ligji, por përkundrazi , ai u palë me opozitën si dhe nxiti gjuhën e urrejtjes dhe dhunën.

Vasilika Hysi: Presidenti nuk ka ushtruar funksionet e tij të parashikuara në Kushtetutë, s’ka qenë mbi palët, s’ka qenë unitar , por e ka dëmtuar atë.

Nuk ka ushtruar kompetencat e tij kushtetuese, ngjarjet para dhe pas si dhe në datën e heshtjes zgjedhore, ka pasur deklarata të rënda, më gjuhë urrejtje, nuk ka përcjellë mesazhe ekuilibri, por e kanë turbulluar ekuilibrin, ai ka inkurajuar njerëzit të përdorin dhunë, ka kërcënuar policinë dhe prokurorinë.

Para zgjedhjeve ka pasur aktivitet politik të tij , Presidenti kryente veprime haptazi politike, shkelje flagrante e Kushtetutës. Nuk ka ulur tensionin politik, por e ka nxit atë më shumë.

Meta ka qenë aktiv në rrjetet sociale në krahasim me gjithë periudhën më parë. Vetëm në 25 prill ka nxjerrë mesazhe denigruese që janë publikuar dhe nga mediat.

Intensiteti i shtuar i mesazheve dhe daljeve konkurron me ata që garojnë, s’ka ndonjë dallim me kandidatët po ta shihni.

Në të gjitha daljet publike presidenti ka kryer haptazi aktivitet partiak, duke mbështetur një subjekt opozitar, ka përdorur termat banda, Ndragheta.
Në daljet publike, presidenti ka kërcënuar votuesit ku thotë se ai veti ose populli do u presë dorën , ose do i arrestojë vetë, dhe kjo ka sjell dhunë dhe ndjenjë pasigurie dhe frike te qytetarët, nuk janë mesazhe që sjellin unitet, rriten tensionet.
veprimtari intensive paralele dhe gjuhë urrejtje.

Heshtja zgjedhore:

Të gjithë ata ditën heshtën për veç Metës, bënte thirrje për goditjen e grupeve mafioze, pra në vend të ishte neutral, të ulte konfliktet, të lehtësonte situatën , zhvilloi një aktivitet partiak de tregoi anësinë me opozitën, Nuk përfaqëson popullin, as unitetin kombëtar

Meta ka shkelur në mënyrë flagrante Kushtetutën ndaj Kuvendi të vendosë për shkarkimin dhe pastaj të vijohet me çfarë parashikon Kushtetuta.

Top Channel