Zjarret e frikshme në Spanjë, çifti britanik gjendet brenda një humnere në gjendje të rëndë prej djegieve Partia Demokratike ka vendosur të hapë letrat dhe të mos kurseje asnjë emër që është përfshire në shitblerjen e votave sipas saj. Selia blu bëri publike sot kallëzimin e depozituar në SPAK 10 ditë para zgjedhjeve për zonën e Pukës.
ENKELEJD ALIBEAJ: Benet Beci, kandidat i Partisë Socialiste në qarkun e Shkodrës, Tom Doshi, kryetar i Partisë Socialdemokrate dhe kandidat në këtë qark, Mark Frroku, ish deputet aleat i Ramës, me rekorde kriminale, Gjon Gjonaj, Kryetar i Bashkisë Pukë dhe disa nëpunës të tjerë dhe persona privatë kanë vepruar si bashku si një grup i struktuar kriminal për blerjen e votës me 100 euro për person në zonën e Pukës.
Enkelejd Alibeaj zbërtheu para mediave skemën sesi drejtori i KESH ne Shkodër, ish deputeti Mark Frroku dhe kreu i PSD-së Doshi operonin në terren.
ENKELEJD ALIBEAJ: Ne kemi vënë në dijeni SPAK se në krye të skemës kriminale qendron Benet Beci, i cili ka angazhuar në zonën e Pukës Mark Frrokun dhe gjithë lidhjet e tij kriminale, të përdorura që nga zgjedhjet e vitit 2013. Në Fierzë skema kriminale e blerjes së votave është drejtuar nga
Benet Beci, në cilësinë e Drejtorit të KESH-it dhe nga Vasil Musliu, Drejtor i Hidrocentralit në Fierzë. Në Fushë Arrëz, skema kriminale e blerjes së votave dhe e shpërndarjes së parave organizohet nga vetë Tom Doshi.
Partia Demokratike ka depozituar në prokuorinë e Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar SPAK 180 kallzime para zgjedhjeve , të cilave pritet tu bashkëngjisë edhe një dosje të re te krimeve elektorale të ndodhura gjatë dhe pas zgjedhjeve te 25 Prillit.
Top Channel