Dështimi i partive të vogla në zgjedhjet e 25 prillit, Çupi në ‘Open’: Nuk u bënë të admirueshme për elektoratin

05/05/2021 21:39

Çfarë ndodhi me partitë e vogla në zgjedhjet e 25 prillit? Zgjedhjet do të dërgojnë në parlament vetëm 4 parti politike, ndërsa partitë e reja nuk kanë kapur pragun për të patur përfaqësuesit e tyre në Parlament.

Publicisti Frrok Çupi, i ftuar mbrëmjen e sotme në “Open” u shpreh se partitë e vogla kanë pasur shumë probleme, duke nisur nga emri me të cilin përfaqësohen e duke vazhduar me tipologjinë e zgjedhur për votuesit.

“Një problem tjetër i partive të vogla është se vetë partitë nuk u bënë të admirueshme për elektoratin, padyshim që do kishin atë rezultat që morën. Tregu politik ky është varet sa i zoti je, duhet të bëhesh i admirueshëm për tregun”, shprehet Çupi.

Çupi: A kanë probleme partitë e vogla? Mendoj se kanë probleme shumë të mëdha, janë të reja dhe me moshë 1 muaj ose një vit nuk pretendon se nuk mund të realizosh një sukses. Partitë e reja qysh me emrin nuk kanë impakt me votuesin, marrim partinë thurje, çfarë thotë? Nuk kanë impakt dhe nuk kanë zgjedhur tipologjinë e votuesve, asnjë prej partive të reja nuk e kanë. Më flagrantja është vetëvendosja, ka ardhur nga një parti që ligji nuk e lejon të garojë.

Murrizi: Vetëvendosja nuk ka qenë në garë. Kandidat të pavarur. A keni qenë në votime, e patë gjëkund emrin e Vetëvendosjes në fletë votimit.

Çupi: Ka një pjesëmarrje në politike e krijuar jashtë kufijve dhe garon në Shqipëri. Është një falsitet tjetër, ti vjen hyn në politikë dhe nuk je në politikë, ti vjen nga një shtet tjetër. Një problem tjetër i partive të vogla është se vetë partitë nuk u bënë të admirueshme për elektoratin, padyshim që do kishin atë rezultat që morën. Tregu politik ky është, varet sa i zoti je, duhet të bëhesh i admirueshëm për tregun.

Top Channel