Vrasja e shqiptarit në 2017 në Itali, tre bashkëpunëtorët e vrasësit shpallen të pafajshëm

04/05/2021 12:40

Tre personat e dyshuar për vrasjen e shqiptarit Shpëtim Frashëri në vitin 2017 në Itali janë shpallur të pafajshëm.

Në fund të gjykimit, Donald Reshiti, 26 vjeç u dënua me 12 vjet burg pasi u arrestua në Tiranë në vitin 2020. Ndërsa në seancën e së hënës, 3 maj 2021, u shpallën të pafajshëm tre bashkatdhetarët e viktimës, Hasim Murataj, 27 vjeç, Cerciz Banushi, 28 vjeç, Sabri Brakaj, 35 vjeç, raportojnë mediat italiane.

Sipas hetimeve, tre bashkëpunëtorët e dyshuar të vrasësit ishin thirrur nga Rushiti por mbërritën në vendin e ngjarjes pasi kishte ndodhur vrasja.

Si ndodhi ngjarja

Dy persona, i bënë pritë Shpëtim Frashërit mesnatë në  rrugën e quajtur FIDIA në lagjen Pozzo Strada, ku e qëlluan me një armë të kalibrit të madh në trup.

Vrasësit kanë pasur si qëllim pikërisht vrasjen e viktimës pasi pas plumbit të parë të marrë në gjoks, Shpëtim Frashëri ka tentuar të largohet, por është ndjekur për rreth 150 metra duke marrë dy plumba të tjerë në trup.

Në vend, policia ka konstatuar se ndaj shqiptarit është qëlluar tre herë me arme të kalibrit 45.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA