Deputeti Enver Roshi i ka bërë thirrje Prokurorisë dhe Shërbimit Informativ të Shtetit që të hetojnë dhe zbulojnë kush janë personat që ishin aktivë në mbrojtjen e votës gjatë fushatës elektorale, që kulmuan me vrasjen e eksponentit të PS-së, Pjerin Xhuvani, në Elbasan.
Enver Roshi: Ajo që më ka indinjuar si kandidat ka qenë edhe dalja në televizor me shprehjen krijimi i strukturave të veçanta për mbrojtjen e votës. Me këtë rast i bëj thirrje Shërbimit Informativ Kombëtar që kush janë këto struktura që veprojnë në Shqipëri paralele me Policinë e Shtetit për mbrojtjen e votës, aq më tepër të armatosura me armë nga njerëz që nuk i dimë se kush ishin, por ndalonin njerëzit në rrugë për kontrolle.
Shpreh ngushëllime për humbjen e Pjerin Xhuvanit, që shënon një tragjedi në shek XXI, në një vend demokratik.
Ky akt është i dënueshëm de unë nuk duan ta ngarkoj më tepër këtë situatë, por i kërkoj Prokurorisë dhe Shërbimit Informativ që të gjenerojë dhe t’i vihet mbrapa për zbulimin grupeve për kontrollin e votës.
Top Channel