Pika kufitare e Kapshticës vijon të jetë e mbyllur, të paktën deri në 14 maj.
Dalja nga Shqipëria dhe hyrja drejt Greqisë, përmes kësaj pike kufitare nuk do të lejohet as për dy javët e ardhshme.
Njoftimi vjen nga autoritetet greke, si një masë kufizuese, për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.
Ndërkohë, dalja nga Greqia dhe hyrja në Shqipëri lejohet për të gjithë shtetasit dhe mjetet, brenda orarit 06:00 deri në 22:00.
Njoftimi:
Autoritetet e Policisë Greke, në vijim të masave të marra nga qeveria greke mbi përballimin e situatës së krijuar për shkak të pandemisë Covid 19, kanë njoftuar palën shqiptare për shtyrjen e afatit të bllokimit të Pikës së Kalimit Kufitar Kapshticë, deri në datën 14.05.2021.
Deri në këtë datë, dalja nga Shqipëria dhe hyrja drejt Greqisë nëpërmjet kësaj pike kalimi, vijon të jetë e mbyllur.
Ndërsa dalja nga Greqia dhe hyrja drejt vendit tonë, do të jetë e lejuar nga ora 06:00 deri në orën 22:00, për të gjithë shtetasit dhe kategoritë e mjeteve.
Top Channel