KQZ miraton rezultatin e zgjedhjeve për qarkun e Kukësit/ Raportet e verifikimit të Prokurorisë për disa kandidatë

01/05/2021 12:01

Bazuar në nenet e Kodit Zgjedhor, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve ka miratuar këtë të shtunë rezultatet e zgjedhjeve për subjektet politike dhe kandidatët, për qarkun e Kukësit, ku PD mori 2 mandate me 62.27% të votave, ndërsa PS mori 1 mandat me 35.84 %,

Nga PD e morën mandatin Flamur Hoxha dhe Isuf Çelaj dhe nga PS e mori mandatin Genta Duraku.

Numri total i zgjedhësve në këtë qark ishte 40894 persona. 2188 u shpallën fletë votimi të pavlefshme dhe 38656 fletë votimi të vlefshme.

Parti Demokratike numëroi 24071 vota, teksa PS numëroi 13856 vota, PSD 183 vota dhe LSI 64 vota.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nisi sot edhe miratimin te disa raporteve te Prokurorisë se Përgjithshme, qe gjatë kësaj periudhe bëri verifikimin për disa kandidatë.

Në mbledhje u shqyrtua rezultati i verifikimit të Prokurorisë së Përgjithshme për:

Artur Baku, kandidat për deputet i subjektit zgjedhor, Partia Lëvizja Socialiste për Integrim, qarku Durrës;

Napolon Laska, kandidat për deputet i subjektit zgjedhor “Nisma Thurje”, qarku Tiranë;

Zef Hila, kandidat për deputet i subjektit zgjedhor, “Partia Demokratike e Shqipërisë – Aleanca për Ndryshim (PD – AN)”, qarku Shkodër;

Adrian Gjoka, kandidat për deputet i subjektit zgjedhor “Lëvizja për ndryshim”, qarku Vlorë.

Asnjëri prej deputetëve të sipërpërmendur nuk përfshihet në kushtet e ndalimit të ligjit të dekriminalizimit.

Top Channel