Irani kërcënon me internetin, nëse pret kabllot nënujorë në Hormuz, pasoja të rënda edhe në Europë 400 mijë raste të reja brenda 24 orësh dhe India vendos kështu një rekord të ri infektimesh nga koronavirusi.
Bilancin e konfirmoi vetë ministria Indian e shëndetësisë, e cila shtoi gjithashtu se numri i vdekjeve në harkun kohor të një ditë ishte 3.523, ç’ka e çon në 211.853 shifrën totale të jetëve të humbura atje nga pandemia. Dëshpërimi është i madh.
Teksa kriza në vend sa vjen e thellohet, Shtetet e Bashkuara i bënë thirrje qytetarëve të tyre të largohen prej andej. DASH lëshoi një paralajmërim të shëndetit të nivelit 4, më i larti që ekziston. Mediat italiane përcjellin këto ditë lutjen e një dy bashkëshortëve nga Firence që udhëtuan drejt Indisë të adoptonin një vajzë 2 vjeçe, por mbetën të bllokuar atje. “Ju lutemi na ndihmoni të kthehemi, këtu po vdesin të gjithë”, ishte apeli prekës i Simonetta Filippini e Enzo Galli.
Në të njëjtën situatë me ta, janë edhe 70 italianë të tjerë. Në Delhi të Indisë sakaq, zyrtarët kërkuan që të gjenden vende të reja për djegien e viktimave, pasi morgjet dhe krematoriumet e qytetit janë të mbingarkuara me viktimat e koronavirusit.
Vala e dytë e koronavirusit është duke shkatërruar pjesë të tëra të vendit. Dërgesa e parë me furnizime emergjente mjekësore nga SHBA-ja mbërriti atje të premten. E ndërsa vetëm nga 1 maji atje ka nisur zbatimi i planit për vaksinimin e 600 milionë të rriturve, aktualisht përballë furisë së sëmundjes, autoritetet vendase duken të pafuqishme.
Top Channel