‘E pamundur’ arratisja/ Burgu famëkeq i Alkatraz ‘vizitohet’ ende nga fantazma e Al Kapone (fotot)

01/05/2021 13:00

Ishulli i Alkatraz ose ndryshe “Ishulli i Djallit” në gjirin e San Francisco, më parë ishte i rrethuar nga peshkaqenët dhe mbante kriminelët më të rrezikshëm të Amerikës, duke përfshirë dhe George “Automatiku” Kelly, shumë prej të cilëve kanë vdekur duke tentuar arratisjen.

Burgu i sigurisë së lartë është quajtur ndryshe “Ishulli i Djallit” prej reputacionit se arratisja prej tij është e pamundur. Por kjo gjithsesi nuk i ndaloi disa prej kriminelëve të tentonin.

Kësaj jave u shënua 75-vjetori i asaj që njihet si Beteja e Alcatraz, që ishte tentativa më e madhe e arratisjen nga një burg në SHBA, e cila përfundoi në një kasaphanë të përgjakshme.

E përditshmja britanike ‘Daily Star’ ka hartuar një listë me 15 fakte interesante mbi burgun, duke përfshrië dhe atë që ndodhi.

Më parë ishulli i shkretë shkembor i Alcatraz, 1.25 milje larg brigjeve të San Francisco, u quajt kështu nga detarët spanjollë, prej pelikanëve që banonin aty. Ajo u bë fillimisht një fortesë mbrojtjeje dhe u kthye në burg federal në 1934.

I mbrojtur mirë nga rojet dhe i rrethuar nga uji me rryma të forta e shkëmbinj të ashpër, autoritetet besonin se arratisja nga Alcatraz ishte e pamundur.

Gjatë viteve më shumë se 1,500 të burgosur janë mbajtur aty. Qelitë e vogla ishin vetëm 3 me 2 metra, ndërsa mes dënimeve për shkeljet brenda burgut, përfshihej dhe “Vrima”, siç quhej ndryshe qelia e errët e izolimit.

Por megjithë kushtet e rënda te izolimit, disa kriminelë të rrezikshëm kërkonin vetë të vendoseshin në Alcatraz pasi ndjeheshin më të sigurtë nga atentatet.

Super-gangsteri Al Capone ka kryer atje katër vjet nga dënimi i tij në vitet 1930, i dënuar për evazion fiskal, ndërsa sipas gojëdhënave fantazma e tij edhe shfaqet në ishull, bashke me kitarën karakteristike ‘banxho’ që ai luante në burg.

Mes emrave të kriminelëve të famshëm që kanë qëndruar ty janë gangsteri James “Whitey” Bulger dhe pengmarrësi George “Machine Gun” Kelly.

Vrasësi i sëmurë Robert Stroud, ka vrarë një roje të burgut gjatë 17 viteve që ka kaluar aty.

Gjatë 29 viteve, 36 të burgosur kanë bërë një total prej 14 tentativa arratisjesh. Nga këto 23 u kapën, gjashtë u vranë nga rojet, dy u mbytën dhe pesë u shpallën të humbur, të supozuar të vdekur.

Më 2 maj 1946, gjashtë të burgosur të drejtuar nga grabitësi i bankave Bernard Coy sulmuan një roje, hapën depot e armëve dhe morën kontrollin e ndërtesës së qelive. Por pengmarrja e tyre prej 46-orësh mori fund me ardhjen e forcave të Marinës së SHBA.

Dy roje dhe tre të burgosur u vranë në betejë, ndërsa 29 u plagosën. Dy të akuzuarit kryesorë u ekzekutuan.

Në 1962 Frank Morris me vëllezërit John e Clarence u arratisën nga ishulli duke gërmuar betonin e kalbur të burgut me anë të lugëve të mprehura, duke gënjyer rojet me koka të rreme në krevatet e tyre.

Sende të tyre u gjetën më vonë në det por trupat ose personat nuk u shfaqën. Disa pretendojnë se treshja mbijetoi dhe një film është bërë në 1979 për tentativën e tyre, ku rolin kryesor e luan aktori i njohur Clint Eastwood.

I burgosuri John Paul Scott arriti të arratisej nga ishulli duke notuar në 1962, por nga tejlodhja u kap në breg dhe u rikthye në “Shkëmb”.

Rritja e kostove bëri që Alcatraz të mbyllej në 1963.

Sot vendi është një atraksion turistik ku organizohet kompeticioni i “Arratisjes nga Alcatraz” duke notuar drejt tokës.

FOTO GALERI
5/7
Në 1962 Frank Morris me vëllezërit John e Clarence u arratisën nga ishulli duke gërmuar betonin

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA