Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani së bashku me kryetarin e Skenderajt, Bekim Jashari bënë homazhe në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve më Marinë.

Osmani pasi vendosi kurora lulesh pranë varreve të dëshmorëve dhe martirëve, tha se ata janë bazamenti dhe themelet e shtetësisë së Kosovës.

“Po e nderojmë heroizmin e gjithë dëshmorëve të UÇK-së, atyre që e bënë bazamentin dhe themelet e shtetit tonë të pavarur. Ata të cilët dhanë më të shtrenjtën e tyre, bënë sakrificën më sublime duke dhënë jetën në mbrojtje të atdheut dhe gjithë qytetarëve tanë. Kurrë nuk është e mjaftueshme për të treguar nderimin tonë për ta. As liria dhe as shteti ynë nuk do të ishin të mundur pa ta. Andaj sot e përherë e bëjmë këtë nderim dhe përkujtojmë heroizmin e tyre që duhet të vazhdojë edhe për brezat dhe gjeneratat që vijnë pas nesh”, tha ai.

Ndërsa, kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari kërkoi që amanetin e dëshmorëve ta realizojmë duke qenë të bashkuar dhe unifikuar.

“ Këtë amanet të dëshmorëve mund ta realizojmë vetëm të bashkuar, unifikuar dhe duke zhvilluar dhe ndërtuar vendin tonë”, tha ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA