Në Shqipëri NATO ka nisur stërvitjen ushtarake “Defender 21” me mijëra trupa nga SHBA dhe shtete të tjera anëtare të saj.
Sipas një zyrtari të ushtrisë amerikane, kjo stërvitja më e madhe në Ballkanin perëndimor qysh nga Lufta e Dytë Botërore.
Në të marrin pjesë afro 28 mijë trupa nga 26 shtete, ku Shqipëria është pjesëtare dhe një qendër mikpritëse e saj.
Koloneli amerikan, Joseph Scrocca, tha sot në një takim online me shtypin se Shqipëria është një aleate e vendosur e NATO-s dhe një partnere e vlerësuar e sigurisë në nivel rajonal dhe global.
Trupat amerikane janë vendosur në 5 baza ushtarake të Shqipërisë, baza tokësore, detare dhe ajrore qysh nga 26 prilli.
Krahas Shqipërisë, në stërvitje marrin pjesë edhe vendet e tjera të Ballkanit perëndimor anëtare të NATO-s; Kroacia Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi.
Disa ditë para nisjes së stërvitjes “Defender 21”, shefi i shtabit të ushtrisë shqiptare, gjeneral major, Bajram Begaj, tha në një intervistë për “Zërin e Amerikës” se Komanda Amerikane e Europës dhe Afrikës e vlerësoi Shqipërinë, duke e zgjedhur për këtë stërvitje me rëndësi, dhe ana tjetër Shtetet e Bashkuara shprehin vendosmërinë si garant të sigurisë dhe mbrojtjes së Europës Qendrore, Veriore dhe për rajonin delikat të Ballkanit Perëndimor./voa
Top Channel