Megjithse është tallur vazhdimisht në shkollë që kur humbi këmbën në moshën shtatë vjeçe pas një aksidenti, Gui Yuna ka fituar famë ndërkombëtare me videot e saj virale në Kinë.
36-vjeçarja me etje të pamasë për jetën, është atlete Paraolimpike, konkurrente në kompeticione bodybuilding dhe në konkurse bukurie.
Gui e nisi disi vonë jetën e sportit profesionist teksa gjeti suksesin në ‘bodybuilding’ në moshën 35 vjeçare dhe tashmë ka një numër të madh ndjekësish në rrjetet sociale, që frymëzohen nga arritjet e saj.
Lotët mbushnin sytë e Gui Yuna teksa përshkruante sesi humbi këmbën e djathtë në një aksident rrugor kur ishte shtatë vjeçe, dhe sesi shokët e shkollën i godisnin patericën për ta rrëzuar.
Por tanime Gui ka konkurruar në para-olimpiadën e kërcimit së gjati në 2004 në Athinë, dhe më vonë ne konkursin kinez të bukurisë në Huaian, duke fituar tituj në kompeticionet Miss Bikini e Miss Qiao.
Duke reflektuar mbi arritjet e saj, ajo thotë: “Ka mundësi që të kem fituar vendin e parë në bodybuilding jo prej profesionalizmit apo muskujve, por vetëm për guximin që dola në skenë dhe i tregova veten time të gjithëve.
Gui, e cila vjen nga Nanning i rajonit jugor kinez Guangxi Zhuang, ka 200,000 fansa në rrjetin TikTok.
Para se të niste bodybuilding, Gui ka fituar vendin e 7-të në kërcimin së gjatë për gra, dhe ka thyer rekordin e kërcimit së larti për persona me gjymtime, në Lojrat Olimpike të Greqisë në 2004.
Top Channel