Dështoi në zgjedhje, Topalli jep dorëheqjen nga drejtimi i Lëvizjes për Ndryshim: Nuk ia dolëm!

29/04/2021 18:20

Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli largohet nga drejtimi i partisë, Lëvizja Për Ndryshim pasi nuk arriti që të merrte asnjë mandat në zgjedhjet e 25 prillit.

Përmes një statusi në rrjete sociale, Topalli shkruan se Lëvizja për Ndryshim nuk ia doli të bëhej faktor në këto zgjedhje.

“Duke u larguar nga drejtimi i kësaj Lëvizje uroj qe njerëz patriot dhe te pa korruptuar te vazhdoje Lëvizjen per reformimin e se djathtës shqiptare”, shkruan më tej Topalli.

Statusi i plotë i Jozefina Topallit:

Lëvizja per Ndryshim nuk ia doli per t’u bere faktor ne këto zgjedhje. Por unë dëshiroj te falënderoj stafin, secilin prej kandidateve qe sfiduan klasën politike aktuale; te falënderoj te gjithë ata qe besuan. Duke u larguar nga drejtimi i kësaj Lëvizje uroj qe njerëz patriot dhe te pa korruptuar te vazhdoje Lëvizjen per reformimin e se djathtës shqiptare.

Në rang kombëtar Lëvizja për Ndryshim mori 7.049 vota ose 0.45%.

Jozefina Topalli nuk ia doli të marrë mandat as në Shkodër, ku historikisht ka marr mandat deputeteje.

Në Durrës Topalli mori 50 vota si kryesuese e listës, ndërsa në Lezhë mori 58 vota si kryesuese e listës. Në Shkodër numëroi 598 vota preferenciale, teksa në Tiranë mori 388 vota preferenciale. Topalli kandidojë në katër qarqe si kryesuese e listës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA