Një shtetas kosovar është kapur në hyrje të pikës së kalimit kufitar të Morinës, pasi gjatë kërkimit të të dhënave të tij në sistem rezultoi se Gjykata EDINAT Belgjikë e ka dënuar me 3 vite e 3 muaj burg, për veprat penale “Grabitje me dhunë” dhe “Organizatë kriminale”.
Arrestimi i 69 vjeçarit i shpallur në kërkim ndërkombëtar u bë me qëllim ekstradimin në shtetin e Belgjikës, mbështetur në “Konventën Evropiane të Ekstradimit” të vitit 1957.
Njoftimi i plotë:
Vihet në pranga me qëllim ekstradimi drejt Belgjikës, një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprat penale “Grabitje me dhunë” dhe “Organizatë kriminale”.
Në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar Morinë, shërbimet e Policisë Kufitare, si rezultat i masave të shtuara dhe shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën, kanë ndaluar një shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar:
H.H., 69 vjeç, banues në Ferizaj, Kosovë.
Gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem, ky shtetas ka rezultuar person në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Bruksel, Belgjikë, pasi Gjykata EDINAT Belgjikë, me vendimin e datës 07.06.2018, e ka dënuar me 3 vite e 3 muaj burg, për veprat penale “Grabitje me dhunë” dhe “Organizatë kriminale”.
Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit në DVP Kukës bënë arrestimin provizor të tij, me qëllim ekstradimin në shtetin e Belgjikës, mbështetur në “Konventën Evropiane të Ekstradimit” të vitit 1957.
Interpol Tirana në bashkëpunim me Interpol Bruksel po vazhdojnë procedurat për arritjen e ekstradimit të këtij shtetasi drejt Belgjikës
Top Channel