Llogari në mbulesën e tavolinës/ “Marrim 74-78 mandate”. Rama e parashikoi gjatë fushatës në Kuç: Merreni e ma këndoni mua po doli gabim

28/04/2021 11:19
Kryeministri Edi Rama në Kuç më 10 prill

Drejtuesi i qarkut të Vlorës për PS-së, Damian Gjiknuri ka rikthyer një video, ku gjatë fushatës në Kuç kryeministri Edi Rama thotë se PS do të marrë 74 deri në 78 mandate.

Parashikimi i tij doli plotësisht i saktë, pasi në zgjedhjet e 25 prillit PS arriti të rrëmbente 74 mandate.

Në formën e një dorëshkrimi zyrtar mbi mbulesën e tavolinës ai u thotë banorëve të zonës se nëse nuk do të dalë ashtu, ta marrin e T’ia këndojnë këtë letër.

“Unë ju thashë 74 deri në 78, këta zotëri që ta dish ti këtu kanë mundësi të bëjnë naj gol aty, në gjithë zonën poshtë penalltitë i gjuajmë ne, naj penallti mund të bjerë në shtyllë, rezultati final është nga 74 deri në 78, Partia Socialiste, ta keni këtu, ta mbajë mend edhe 12 se tre herë 4 bëjnë 12. merreni e ma këndoni mua po doli gabim, Edi Rama Kuç, noteri është Damian Gjiknuri. 10/ 04/ 2021. këtu Memorandumi i Kuvendit Zakonor Kuç. Jeni dakord?“, tha Rama.

“Disa nuk e morën me seriozitet “Memorandumin e Kuçit” të datës 10 Prill por ja që rezultati i zgjedhjeve e konfirmoi krejt të saktë #PS3 me 74 mandate”, shkruan Gjiknuri krahas videos.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA