Çanta Louis Vuitton në formë avioni kushton me shumë se vetë aeroplani (fotot)

28/04/2021 21:42

Një çantë e re në formë aeroplani nga grupi i francez i luksit Louis Vuitton është bërë objekt talljesh në rrjetet sociale prej çmimit të saj që mund të kalojë atë të një avioni të vërtetë.

Bagazhi për burra i frymëzuar nga aviacioni, është pjesë e koleksionit Dimër/Vjeshtë të kompanisë, dhe është dizenjuar nga Virgil Abloh me çmimin e kripur prej $39,000.

Çanta mban monogramin e famshëm Louis Vuitton por është me formën e trupit, krahëve, bishtit dhe motorëve të një avioni.

Shtëpia franceze e modës Louis Vuitton njihet për çantat e luksit, por mungesa e pratikalitetit të këtij objekti dhe çmimi i tij qesharak, kanë shkaktuar zhurmë në rrjetet sociale.

Një përdorues komentonte: “Ti mund të blesh një avion të vërtetë për $32,300”.

Ndërsa një tjetër shkruante: “Për $39 000 ajo çantë duhet të jetë e aftë të fluturojë”.

Të tjerë theksonin se modeli i avionit më i prodhuar në histori, Cessna 172, mund të blihet për një mesatare prej $25,000.

Dikush mund të çuditet por kjo nuk është canta më e shtrenjtë në botë.  Kompania Hermès dhe modelet e çantave të saj Birkin variojnë nga $1800 deri në $400,000.

Polène është një tjetër markë franceze luksi për çantat e lëkurës që shiten për më shumë se $40,000, ashtu si dhe grupi italian Fendi me modelin “Peekaboo Iconic Mini” prej $US40,000.

FOTO GALERI
3/4
Shtëpia franceze e modës Louis Vuitton njihet për çantat e luksit, por mungesa e pratikalitetit të këtij objekti dhe çmimi i tij qesharak, kanë shkaktuar zhurmë

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA