Mesa duket Partia Demokratike është e pakënaqur me rezultatin e numërimit të fletëve të numërimit.
PD, përmes një kërkese drejtuar KQZ kërkon pamjet filmike të çdo qendre votimi dhe pamjet filmike të kamerave regjistruese të fletëve të votimit në çdo KZAZ. Po ashtu kërkojnë të dhënat e grumbulluar nga pajisjet e identifikimit elektronik për çdo QV/KZAZ.
Kërkesa e Partisë Demokratike:
“Partia Demokratike, nëpërmjet komisionerëve, numëruesve dhe vëzhguesve të saj në terren ka grumbulluar të dhëna lidhur me parregullsi të rënda në procesin zgjedhor, veçanërisht gjatë fazës së numërimit. Prandaj, në cilësinë e subjektit të regjistruar në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, nëpërmjet përfaqësuesit të saj, bazuar në nenin 26, pika 2 dhe nenin 94, pika 4 të Kodit Zgjedhor, sipërcituar, Partia Demokratike kërkon t’i vihen në dispozicion në një kohë sa më të shpejtë të dhënat teknologjike, si më poshtë”
1-Pamjet filmike të çdo QV/KZAZ
2-Pamjet filmike të kamerave regjistruese të fletëve të votimit të çdo KZAZ
3-Të dhënat e grumbulluara nga pajisjet e identifikimit elektronik për çdo QV/KZAZ
4- Të dhënat e kryqëzuara ndërmjet pajisjeve të identifikimit elektronik dhe listave të zgjedhësve të nënshkruar mekanikisht.
Top Channel